Home KRYESORE Helmimi masiv në Krujë, shkon në 320 numri i qytetarëve që kanë...

Helmimi masiv në Krujë, shkon në 320 numri i qytetarëve që kanë shkuar në spital

Situata në spitalin e Krujës vijon të jetë shqetësuese pasi të tjerë pacientë janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

Sikurse u bë me dije edhe gjatë ditës së djeshme qytetarët janë paraqitur në Spitalin e Krujës me simptoma të helmimit.

Sipas neës 24 deri tani në spital janë paraqitur për të marrë mjekim rreth 320 persona. Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.

Ndërkohë ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura. Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut të ngjarjes. Gjithashtu për situatën është vënë ne djeni edhe AKU./Opinion.al

Share: