Home KRYESORE Poezi nga Alma Lleshi

Poezi nga Alma Lleshi

Nuk fle!

Pjesë historish të harruara
Më kanë mbuluar.
Po më marrin ajrin.
Nuk di ç’të zgjedh si shpëtimtare
të frymës time.
Janë të zeza, të rënda.
Janë aq shumë të mbledhura.
Si milingonat
pranë ndonjë ushqimi të hedhur.
Apo si qeniet e arsyeshme
mblidhen para piedestaleve të rebeluar.
Janë aq shumë, të mbledhura heshturazi.
Thuajse nga dora e padukshme
dhe e paprekshme e Zotërve.
Zotërinjvë “ëngjëj”
Fakse shuarjeje të shpërndarë nëpër gërma.
Janë aq shumë në numër, të panumërt!

Çuditërisht, me gjithë shumësinë
Dhe të qënit kundër.
Nuk më vënë në gjumë!


Muzika që del nga bokset,
Ende të pastresuar, ka ajër.
Dëgjoj hitet e vendeve të para,
dhe qetësohem në ëndjen e duhur.
Ka edhe jetë mes tingujsh.
Hapësirë e madhe e shtrirë,
Si uji nëpër tuba artificialë,
Apo si qeniet pa ndjenjë
shtrihen mbi dyshekë,
mbushur mëkatesh.
Mëkat njerëzor-ligjshmërisht i mbrojtur
brenda kufijve të politikës.
Ka shumë kotësi,
dhe zhgënjime panumër.

Çuditërisht, me gjithë shumësinë,
Nuk më vënë në gjumë.
Njëjësi im nuk fle!

Share: