“Green Pass” do të jetë vlefshme për 9 muaj dhe zgjatet vetëm pas marrjes së një doze përforcuese, shkruan Ansa.
“Ne u rekomandojmë shteteve anëtare të BE një periudhë standarde të vlefshmërisë për “Green Pass”, e cila do të jetë nëntë muaj nga vaksinimi i plotë. Pas nëntë muajsh certifikata nuk duhet të pranohet më, nëse nuk është marrë një dozë përforcues.”
Kështu e ka shpjeguar Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders, duke ilustruar rekomandimin për udhëtimin në BE.
“Komisioni propozon një periudhë standarde pranimi prej 9 muajsh për certifikatat e vaksinimit të lëshuara pas përfundimit të serisë së vaksinimeve parësore. Periudha 9-mujore merr parasysh udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe kontrolli (ECDC) për administrimin e dozave përforcuese duke filluar nga 6 muaj dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit të mund të përshtaten dhe qytetarët të kenë akses të përforcuesit”-tha Reynders.
Kjo do të thotë që shtetet anëtare nuk duhet të refuzojnë një certifikatë vaksinimi të lëshuar në më pak se 9 muaj pas administrimit të dozës së fundit të vaksinimit parësor. Shtetet anëtare duhet të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar aksesin në vaksinim, për ato grupe të popullsisë, certifikatat e vaksinimit po i afrohen kufirit 9-mujor./Opinion.al