Home KRYESORE Media, mes lirisë dhe detyrimeve para shoqërisë!

Media, mes lirisë dhe detyrimeve para shoqërisë!

Nga Mentor Kikia

Në Televizionin Publik për të folur për një problem madhor:

Etika në media dhe roli i saj si institucion informimi, por edhe edukimi.
Shkurtimisht, unë mendoj se lufta për audiencë, po e largon median nga misioni i saj i vërtetë:

Interesat kanë bërë që raportimet politike te jenë më shumë marketing se sa lajm.

Lufta për klikime dhe audiencë ka bërë që në raportimet për ngjarjet e kronikës së zezë të ketë një garë deri në absurd për të treguar(raportuar) edhe zorrët e barkut të viktimave, apo informacione të tjera fare të panevojshme për një ngjarje.

Lufta për klikime dhe audiencë ka bërë që shoë, si zhanër televiziv, të degradojë deri në perversitet.

Tendenca për tu shkuar pas klikimeve ka bërë që të mos ketë asnjë program edukativ për fëmijë.

Më ndjeni, por mua me duhet të kthehem pas, para vitit 1990, për të kujtuar që në orën 18.00 në RTSH shfaqeshin filma për fëmijë, që përcillnin edukatë qytetare, edukatë mjedisore etj.

P.S: Në të njëjtën ditë OSBE, organizonte Forumin Vjetor për Lirinë e Medias.

Por nuk u fol për fenomenin e produkteve të gatshme televizive nga ana e institucioneve, që është shkelje flagrante e lirisë së medias, sikundër nuk u fol e nuk flitet për detyrimet që media, për të raportuar në mënyrë etike, por edhe për të prodhuar e promovuar vlera dhe edukim.

Share: