Home KRYESORE Betimi i mësuesisë!

Betimi i mësuesisë!

Nga Elisabeta Bajramaj

I dashur mësues/mësuese!
Zgjedhja apo ai i ashtëquajturi fat, na bëri që të kemi ketë status. Vetëm si term “peshon” shumë! Unë, Ju e dimë shumë mirë se sa e lodhëshme është të jesh mësues. Puna mësues, është shumë më shumë se një punë, shpesh quhet misioni i mësuesit, ku përveç të bërit mësim duhet të merremi me 101 probleme që nxënësit shfaqin në ambientet e shkollës dhe në klasë (agresivitetin, përdorimin e lëndëve narkotike, probleme sociale, paqëndrueshmërinë emocionale , hiperaktivitetin, etj, etj).

Është kaq e lodhëshme, e dimë, e provojmë ditë pas dite, porrr lodhja, kurrsesi nuk duhet të na e zbehë atë çka përfaqëson një mësues në kuptimin më të gjërë të kësaj fjale.

Në vitin 1966 Robert Dottrens pedagog në profesion përpiloi betimin e mësuesit.

“Do ta kryej detyrën time me ndërgjegje dhe krenari.

Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbaj një pjesë të përgjegjësisë.

Do ta mbroj me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të mësuesit.

Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.

Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.

Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder!”

Mësuesit ishin, janë dhe do të jenë pika kyçe e zhvillimit të shoqërisë.

Rruga drejt suksesit fillon në bankat e shkollës.

shënim: marrë nga faqja në Facebook e autores

Share: