Home KRYESORE Opozitë boshe, rrugaçe, vulgare! Nga Fatbardh Kadilli

Opozitë boshe, rrugaçe, vulgare! Nga Fatbardh Kadilli

Hezitova gjithe ditën dje që të mos flisja, por mendoj se duhet folur. Vulgariteti dhe sjellja rrugaçërore e opozitës në parlament është alarmant dhe dëshmon tre gjëra të rënda për të:

  1. E paaftë për të bërë betejat e vërteta kundër Ramës sepse është e kapur prej tij, si dhe e izoluar ngaqë nuk ballafaqohet ballë për ballë me demokratët dhe shqiptarët në përgjithësi, udhëheqja e PD-së ka vendosur të luajë luftash në Kuvend me Ramën.
  2. Promovimi në krye të PD-së i figurave me integritet dhe moral të dyshimtë do çonte pashmangshmërisht në vulgarizimin dhe degjenerimin e komunikimit dhe veprimit publik të PD-së, që po shpaloset tashmë në parlament.
  3. Edi Rama ka vendosur ta poshtërojë deri në fund opozitën në sytë e njerëzve. Duke njohur mirë mangësitë morale dhe hallet politike të tyre, Rama po i nxit drejtuesit e opozitës në sjellje rrugaçërorë, ashtu siç nxiten gjelat në luftë gjelash. Kjo është opozita ideale që do Rama: boshe, rrugaçe, arrogante në vulgaritetin e saj.

Mjerë demokratët dhe mjerë Shqipëria.

Share: