Home Approccio Italo Albanese Protestë në Romë përballë Ministrisë së Punës me të gjithë emigrantët e...

Protestë në Romë përballë Ministrisë së Punës me të gjithë emigrantët e Italisë për të kërkuar marrëveshjen për pensionet.

Te nderuar emigrante,

me daten 3 dhjetor ora 14.00 po organizojme nje proteste ne Rome perballe Ministrise se Punes me te gjithe emigrantet e Italise per te kerkuar marreveshjen per pensionet qe akoma pas 30 vitesh emigrim mungon dhe kerkojme qe te bashkohen vitet e punes mes Shqiperise dhe Italise dhe te gjithe emigrantet te kene te drejte te dalin ne pension dhe te gezojne te drejten per te jetuar me dinjitet.

Mund te kete disa nga ju qe mbase nuk e kuptojne rendesine e kesaj marreveshje per pensionet me Italine prandaj jam ketu per t’ju shpjeguar nqs keni pyetje. Mos hezitoni te me pyesni. Te investojme per prinderit tone por edhe per te ardhmen tuaj. E drejta per pension eshte nje e drejte e pamohueshme

Pjesemarrja e juaj eshte shume e rendesishme sepse perves protestes qe beme ne Tirane ne daten 13 gusht perpara Ambasades Italiane duhet te vijojme me protesta te tjera edhe ne Itali. Pra duhet ta bejme te madhe kete ceshtje te rendesishme si ne Shqiperi ashtu edhe ne Itali.

Me konfirmoni ju lutem se kush eshte i gatshem te vije. Sa me shume te jemi aq me i forte dhe kumbues behet zeri yne.

Ju presim! Grupi organizator!

Share: