Home Approccio Italo Albanese “Corriere Della Sera”, e premte 29 nëntor 1912

“Corriere Della Sera”, e premte 29 nëntor 1912

Nga Roland Qafoku

Titulli kryesor: “Shpallet në Vlorë pavarësia dhe neutraliteti i Shqipërisë nga Ismail Kemal bej dhe personalitete të tjera. Përmbysjet e shkaktuara nga Lufta Ballkanike”.

Në historinë 145-vjeçare të gazetës italiane “Corriere della sera” është shkruar jo pak për Shqipërinë. Por unë nuk di që titulli kryesor dhe e gjithë faqja e parë t’i jetë kushtuar tërësisht një çështje për Shqipërinë.

Një punë e shkëlqyer e gazetarëve italianë që kanë raportuar në redaksinë e tyre ditën e shpalljes së pavarësisë shqiptare direkt nga Vlora në mënyrë që ditën tjetër lajmi të ishte i publikuar në gazetë.

Kujtojmë që asnjë gazetë shqiptare nuk kishte më 29 nëntor 1912 lajmin e shpalljes së pavarësisë. Dhe asnjë gazetë e huaj, përveç “Corriere Della Sera” nuk kishte këtë lajm më 29 nëntor dhe me këtë hapësirë këtë lajm.

Jo më kot thonë që gazetat janë maketi i parë i historisë. Një leksion që vjen nga Italia. Gëzuar 109 vjetorin e Pavarsëisë së Shqipërisë!

Corr
Share: