Home KRYESORE Te duash Atdheun nuk nevojiten statuse plot dashuri e lot…

Te duash Atdheun nuk nevojiten statuse plot dashuri e lot…

Nga Sevim Arbana

Ne kete furi statusesh plot dashuri dhe lot per atdheun, me flamurin kuq e zi mbuluar, me duket qe ne shqiptaret, vuajme o nga fallciteti, o nga deliri, o nga mashtrimi. (jo te gjithe 🙂 )

Te duash atdheun, s do te thote qe vetem ne nje dite te kujtohesh se ke Atdhe.

Te duash Atdheun, do te thote te ruash me fanatizem, cdo gje qe gjysherit tuaj kane lene
Te duash atdheun do te thote te duash e te ruash bukurine e gjuhes shqipe

Te duash Atdheun do te thote te ruash kenget, folklorin, traditen, arkitekturat e vjetra, historine e paraardhesve.

Te duash Atdheun, do te thote te perulesh gjithmone me dashuri e respekt para te gjithe atyre qe dhane jeten per te, qe ngriten lart emrin e tokes meme, atyre qe kontribuan ne te gjitha fushat per ta lulezuar e kthyer ne ne nje vend te mire.

Te duash Atdheun do te thote te mbrosh lumenjte qe pershkojne kete Atdhe, te ruash pyjet qe gjelberojne dhe frymojne kete Atdhe, te ruash dhe guret e sokakeve, pasi ato tregojne ku kane ecur e luftuar te paret tane.

Te duash atdheun do te thote te kontribuosh cdo dite,qe ai ta meritoje per ju emri e dheut te atit, e dheut te memes.

Atdheu, Memedheu, jane historia e gjithe brezave te mij, te tu, te brezave tane.
Atdheu jemi ne!

Share: