Nga Aurora Golemi
Kjo ështē historia e vajzes me syte jeshile. Afgania Sharbat Gula, u fotografua nga fotografi Steve McCurry në vitin1984 ne nje nga kampet e Pakistanit kur ishte 12 vjec. Fotogrfia e Sharbat Gulës u bë një nga fotografitë më ikonike të realizuara ndonjëherë pasi përfundoi në kopertinen e revistes”National Geographic”.
Revista nuk përmbante asnjë deklaratë të saj, as ndonjë informacion vec foton. Por syte e saj depertues thonin gjithcka per tu gdhendur ne kujtesën e gjithsecilit, eshte simbol i gjendjes se veshtire te atdheut te saj, Afganistanit. Vajza e konsideruar Mona Lisa e refugjateve frymëzoi për të krijuar një fond, mblodhi mbi 1 milione dollarë për të ndihmuar refugjatët afganë.
Sharbat mësoi se portreti i saj ishte bere kaq i famshem vetëm në vitin 2002 kur ishte 30-vjeç.
Prej vitesh fotografi Mc Curry e kërkonte pa asnjë fat. Në vitin 2002, kur Afganistani u kthye në krylajm pas pushtimit amerikan, revista National Geografic organizoi një mision zyrtar për ta gjetur atë. Në të vërtetë, Sharbat jetonte në varfëri absolute si shumica e bashkatdhetarëve të saj, duke rritur 3 vajzat e saj e vetme.
Burri i saj, me të cilin ishte martuar në moshën 13 -vjeçare, kishte vdekur nga hepatiti, ashtu dhe fëmija i saj i katërt. Ajo ishte kthyer në Afganistan dhe fshatin e saj në vitet 1990, por jeta e saj vazhdoi të ishte shumë e vështirë. Grupi nga revista verifikoi identitetin e saj duke krahasuar irisin e saj me foton ikonike. Sharbat nuk e kishte parë kurrë fotografinë e saj, por e mbante mend takimin e saj me Makarin, pasi ishte hera e parë dhe e vetme që ajo qëndronte para një aparati fotografik.
Mjerimi i tejskajshem e detyroi Sharbat te zhvendoset perseri në Pakistan në vitin 2016. Ajo u kthye në Pakistan, por u arrestua nga autoritetet pasi iu gjet nje dokument me identitet te rreme, kaloi 15 ditë në burg para se të dëbohej.
Çështja u përshkallëzua sepse ajo ishte imazhi me i famshem i National Geographic, kështu që kur u kthye me Afganistan ajo u mirëprit nga Presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani, pas nje viti i dhuroi asaj një shtëpi.
Sot Sharbat Gula, është e sigurt dhe ndodhet në Romë. Kjo është bërë e ditur nga Palazzo Chigi permes nje deklarate zyrtare.
“Shtetasja afgane Sharbat Gula ka mbërritur në Romë – thuhet në deklaratë. Në vitin 1985, falë fotografisë së Steve Mc Curry, i cili e ka fotgrafuar në një kamp refugjatësh në Peshawar për kopertinën e revistës National Geographic, Sharbat Gula fitoi famë botërore, deri në atë pikë sa ngriti ne simbol konfliktet po kalonte Afganistani dhe populli afgan.
Duke iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë civile dhe veçanërisht disa OJQ-ve ne Afganistan pas ngjarjeve te ketij gushti, morem ne shqyrim kerkesen e Shrabat Gules per ta ndihmuar te largohet nga Afganistani”,-shkruhet ne deklarate.
Photo credit: National Geographic