Home KRYESORE Dje u shkelmua dera e sallës së mbledhjeve, sot PD shton kamerat...

Dje u shkelmua dera e sallës së mbledhjeve, sot PD shton kamerat e sigurisë

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij hynë në selinë e PD dhe shkelmuan derën e sallës, sot selia blu duket se po shton masat.

Kreu i PD, Lulzim Basha duket se e ka parë të arsyeshme shtimin e sigurisë dhe ka vendosur që të instaloi disa kamera shtesë edhe në ambientet e jashtme të selisë blu.

Siç mund të shihni edhe në videon e publikuar nga “abcnews.al, punonjësit po bëjnë vendosjen e kamerave të sigurisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Partia Demokratike bëri një kallëzim penal për personin që shkelmoi dhe hapi me forcë derën e sallës. Gjithashtu Basha, në një konferencë për mediat, denoncoi publikisht aktin dhe bëri të ditur emrin e tij./Opinion.al

Share: