Në kohën kur varianti i ri i Covid-19, “Omicron” po përhapet dhe vendet kanë shtrënguar masat anti-Covid, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka informuar për ndryshimet sa i takon kufizimeve të shteteve për lëvizjen e udhëtarëve.
Për të gjithë qytetarët që planifikojnë që të udhëtojnë jashtë shtetit për Vitin e Ri, janë publikuar masat anti-COVID që ka secili shtet në fuqi. Bëhet me dije se Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Të gjitha informacionet gjenden në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ
Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë.
Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.
Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/mex_21_4741#4
Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.
Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ
Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla.
Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/
Për të mësuar më tepër, zgjidhni shtetin: