Home KRYESORE Krimi në vend, Kryeprokurori Çela: Ky është mesazhi që iu kam dhënë...

Krimi në vend, Kryeprokurori Çela: Ky është mesazhi që iu kam dhënë prokurorëve

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, pas prezantimit të hartës së re Gjyqësore, ka dhënë një deklaratë për media.

Çela ka deklaruar se prokurorët kanë pasur mbështetje të veprojnë sipas ligjit. Po ashtu ai u shpreh se iu ka dërguar edhe një mesazh që të veprojnë maksimalisht për ngjarjet e rëndë të cilat kërkojnë një angazhim të një niveli tjetër.

“Prokurorët kanë pasur mbështetjen të veprojnë në përputhje me ligjin. Kanë pasur mbështetjen e të gjitha strukturave, jo vetëm të Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe strukturave të Policisë së Shtetit. Me gjithë vështirësitë që kemi sot për sa i përket përballimit të ngarkesës, mesazhi që iu është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim të një niveli tjetër. Patjetër në të gjitha rastet e rënda ka nevojë për një bashkëveprim me SPAK për të vlerësuar elementët e krimit të organizuar. Ju siguroj se prokuroria vazhdon të kryejë plotësisht funksionet e veta kushtetuese dhe ligjore”, tha kryeprokurori Çela.

Share: