Home KRYESORE Foto/Të gjithë pro, Berisha “nuk voton” për shkarkimin e Bashës

Foto/Të gjithë pro, Berisha “nuk voton” për shkarkimin e Bashës

Ditën e sotme, në stadiumin “Air Albania” është mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha Kuvendi i 11 dhjetorit, për Rithemelimin e Partisë Demokratike.

Rreth një orë më parë ka nisur edhe votimi i delegatëve të mbledhur për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha.

Para se të niste votimi, shkarkimi u propozua nga Belind Këlliçi, i cili tha që votimi të bëhet me votë të fshehtë.

Por në momentin që në Kuvendin Kombëtar të PD-së u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar, Sali Berisha nuk e ngriti dorën. Ish-kryeministri nuk ngriti dorën kur u shtrua pyetja nëse ishte dakord apo jo për të nisur procesin për shkarkim të kryetarit, propozim që kalonte me 15% të anëtarëve.

Nuk kuptohet nëse Berisha ishte i ndërgjegjshëm për këtë pozicionim. Por siç shihet edhe në foto të gjithë të pranishmit dhe ato që ishin ulur pranë tij, i ngritën duart për fillimin e votimit të shkarkimit të Bashës./Opinion.al

Share: