Home KRYESORE Berisha sulmon diplomaten e SHBA-ve Yuri Kim: Sillet si guvernatorë, njëlloj si...

Berisha sulmon diplomaten e SHBA-ve Yuri Kim: Sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Ai tha nga Air Albania, atje ku po mbahrt edhe Kuvendin, se diplomatja Kim sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë.

“Miqtë e mi, foltorja ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet, nga salla në sallë dhe që pushtoi mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Presheve, e diasporë, kudo ju janë shqiptarët. Kurrë ndonjëherë shqiptarë nga 90 e deri më sot nuk kanë ndjekur më me pasion, më me interes, më me dashuri seç kanë ndjekur foltoren e demokratëve shqiptarë. Foltorja ishte vendi ku ju debatuat dhe morët përgjegjësi dhe kërkuat që PD të rithemelohej. Të rithemelohet mbi vlerat dhe parimet dhe statutin e saj. Foltorja faktikisht rithemeloi partinë e lirive tona, e lirisë së tregut, e vlerave konservatore, e dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot unë dua të përulem me nderim të madh para atyre dhjetra mijëra qytetarëve që me guxim mbushën sallat para atyre mijëra delegatëve që me firmën e tyre bënë të mundur mbledhjen e Kuvendit sot. Miqtë e mi, ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor të popullit shqiptar, e parashikuar kjo në mënyrë gjeniale. E duke i shtuar këto nga zemrat e rinisë studentore te brohoritjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Për ne BE mbetet objektivi madhor. Ne nisëm këtë rrugë në kushte të vështira. Kundër nesh narko shtetit me milionat dhe falangat e tij. Kundër nesh pengkryetari me të gjithë mbështetjen e qeverisë, por mjerisht ne u përballëm me një ndërhyrje të pashembullt, brutale, të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA-të. Me këtë rast unë dua të theksoj dhe ti them këtyre zyrtarëve, se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lashtësia deri sot. bashkimi Sovjetik ashtu siç e cilësoi në mënyrë gjeniale presidenti Regan ishte perandori e së keqes, ishte superfuqia e totalitarizmit, e degradimit të njeriut, e mjerimit dhe e dhunës e terrorit. E kundërta e tij janë SHBA-të, perandoria e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë. SHBA ka bërë për lirinë e shqiptareve më shumë se çdo vend tjetër në bosh, por për lirinë e botës ka bërë më shumë se kushdo tjetër. është e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori subjektiv ne Tiranë. Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi ligjërata në mbështetje të narkoqeverisë, e sulmon opozitën me qëndrimet e saj.”, tha Berisha.

360grade.al

Share: