Home KRYESORE Në bar-in e Zuck-ut kanë liri “porosie” në banak të tërë pa...

Në bar-in e Zuck-ut kanë liri “porosie” në banak të tërë pa përjashtim…😉

Nga Adela Kolea

“De gustibus non disputandum est”, kjo është e mirëqenë e gjithëpërfshirëse që, mbi shijet, nuk diskutohet, në çdo fushë të jetës apo mendim/veprimit.

Kafeja turke në Shqipëri: ☕

Deri në ’90-ën, e vetmja kafe që njihej e që, konsiderohej me fat kush sajonte ndonjë pako shtesë nga kuota e tollonit, me të njohur.
Madje luks ajo e cilësisë “900 lekëshe”, se “600-shja” ishte surrogatë.

Nejse, përtej rrethanave mirë që ishte edhe ajo në treg.

Tani, detyrimisht shqiptarët, brezat e gjyshërve tanë mund të njihnin edhe një asortiment tjetër, salepin si pije e ngrohtë por, brezi ynë njohu veç kafenë turke.

Deri më 1990-ën e ndryshimin e ekonomisë së tregut.

Si edhe për shumë produkte të tjera.

Gjyshja ime italiane ndërkohë, ardhur nga qyteti i kafesë ekspres për antonomazi, Napoli, në Shqipëri rreth viteve ’30, natyrisht u përshtat me kafenë turke e atë konsumoi derisa ndërroi jetë në fillim ’90-ës.

Ngrihet sot për ironi të fatit, për shaka, një shqiptare me mbiemrin “Dervishi” ndër të tjera dhe në një shënim timin për ditën e kafesë turke, thotë:

“Flmn, po preferoj ekspresin!” 😂

Tani, pa qenë përsëritës, unë s’diskutoj shijet e njerëzve, as njoh moshën relative, d.m.th e njohin apo jo këtë kafe e shumë faktorë autonomë për temën por, logjika ime modeste më nxit thjesht të them në të tilla raste që, nëse nuk mund të rrish dot pa komentuar e d.m.th diçka do ta shprehësh se s’bën në “kafenenë Fb” për të qenë në temë me kafenë, të paktën falëndero për shkrimin, informacionin dhe shijet e tua, se ç’ekspres, marokino, mokaçino, kapuçino, elb apo dhjetëra tipologji kafeje që ti preferon, kij përulësinë të kuptosh se s’i interesojnë as mendjes, as shijes, as gjuhës, as qiellzës e as fytit apo stomakut të askujt…🙈

Në bar-in e Zuck-ut kanë liri “porosie” në banak të tërë pa përjashtim…😉
☕🍮🍩

Share: