Ambasada greke në Tiranë ka informuar se nga dita e sotme ndryshojnë rregullat për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.
Sipas një postimi të bërë në faqen zyrtare në “Facebook” të Ambasadës Greke në Shqipëri, është bëre e ditur se këto rregulla do të jenë në fuqi deri më 10 janar 2022.
Mësohet se për të udhëtuar drejt shtetit fqinj duhet të keni me vete një test negativ PCR të kryer brenda 72 orëve ose një test të shpejtë negativ të kryer brenda 24 orëve.
Këto masa vlejnë për të gjithë personat mbi 5 vjeç, pavarësisht se janë vaksinuar apo jo.
“Ambasada greke në Tiranë bën të ditur se nga data 19 dhjetor 2021, ora 06.00 deri më 10 janar 2022 dhe ora 06.00, hyrja në Territorin Grek do të bëhet VETËM
-me PCR negativ brenda 72 orëve ose
– me test të shpejtë negativ brenda 24 orëve
Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi pesë (5) vjeç, pavarësisht vaksinimit”-njofton ambasada./Opinion.al