Home Gjeo-Ekonomia PABARAZIA/ RRETH 300 000 SHQIPTARË PAGUHEN MË PAK SE 50 MIJË LEKË!

PABARAZIA/ RRETH 300 000 SHQIPTARË PAGUHEN MË PAK SE 50 MIJË LEKË!

Nga Isa Myzyraj, Historia Ime


  • Më shumë se 600 000 shqiptarë tanimë i kanë pagat e tyre publike!

Një databazë e rrjedhur në mënyrë ende misterioze ka ekspozuar jo vetëm pagat e pothuajse të gjithë shqiptarëve të punësuar, por ka nxjerrur qartasi një pabarazi të frikshme në paga!

58 milionë e 74 mijë lekë të reja është paga më e lartë në vendin tonë sipas databazës, dhe i përket një agjencie të pavarur shtetërore.

Paga e dytë më e lartë është ajo e një drejtori televizioni, i cili në muajin janar të 2021 ka marrë plotë 24 milionë e 756 lekë të reja.

Nga numri dy e më poshtë pagat vijojnë të tkurren.

Kështu sipas databazës që ka rrjedhur kryesisht në rrjetin e komunikimit Ëhats’app janë gjithsej 290 persona që paguhen nga 1 milionë lekë të reja në 10 milionë lekë të reja në muaj.

Gjithashtu nga 500 mijë lekë të reja deri në 900 mijë lekë të reja paguhen 587 persona.

Këta persona mund të konsiderohen si më të paguarit në vendin tonë, ndërsa pagat vijojnë të ulen për 40 605 persona të cilët paguhen nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë të reja në muaj.

Nga ana tjetër janë gjithsej 9702 persona që pahuhen nga 90 mijë deri në 99 mijë lekë në muaj.

20 000 persona paguhen nga 80 000 deri në 89 000 lekë të reja në muaj, dhe 40026 persona paguhen nga 70 000 deri në 79 000 lekë të reja në muaj.

97 mijë qytetarë shqiptarë paguhen nga 50 000 deri në 69 000 lekë.

Por me një pagë minimale prej 30 000 lekësh në muaj deri në 40 000 lekë paguhen pothuajse shumica prej 283 142 persona në vendin tonë.

Ajo që e thellon më tej pabarazinë është numri i personave që paguhet vetëm me pagën minimale.

Në Shqipëri sipas të dhënave të databazës janë gjithsej 158 271 persona që paguhen vetëm 30 000 lekë në muaj!/ HistoriaIme

Share: