Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar shqiptarët lidhur me rregullat aktuale për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara. Këto masa janë marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
“Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në Shtetet e Bashkuara? Shtetasit jo amerikanë të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara, duhet të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të tregoni certifikatën e vaksinës kur udhëtoni dhe të kryeni një test COVID-i jo më larg se një ditë përpara fluturimit tuaj. Sigurohuni që të merrni informacionin më të fundit përpara se të bëni plane: https://bit.ly/3m2rg1O”, njofton ambasada.