Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ranë dakord të shtunën mbi nevojën për të forcuar aleancën e vendeve të tyre në një mjedis sfidues të sigurisë në rajon, tha një zyrtar i qeverisë japoneze.
Kryediplomatët Hayashi dhe Blinken zhvilluan bisedime ndërsa marrin pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G7-ës në qytetin anglez të Liverpulit.
Përballë rritjes ushtarake të Kinës dhe programeve bërthamore dhe të raketave të Koresë së Veriut, kryeministri Fumio Kishida tha të hënën se ka në plan të forcojë pozicionin e mbrojtjes së Japonisë duke shqyrtuar alternativat, përfshirë aftësinë për të goditur bazat e kundërshtarit.
Ata nuk diskutuan bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, tha zyrtari.
Top Channel