Home KRYESORE Skandali i publikimit të të dhënave, në Janar vijnë ekspertë të huaj...

Skandali i publikimit të të dhënave, në Janar vijnë ekspertë të huaj në Shqipëri

Ekspertë të huaj të sigurisë kibernetike do të vijnë në Shqipëri për të nisur hetimet lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave të mijëra qytetarëve shqiptarë. Sipas Balkanweb ekspertët e huaj do të vijnë në vendin tonë në janar të vitit 2022.

Kujtojmë se prej disa ditësh po qarkullojnë të dhënat e pagave, të muajit janar 2021 dhe të muajit prill si dhe pozicioni i punës i qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu, në rrjetin ‘WhatsApp’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave.

Në një konferencë për mediat kryeministri Edi Rama për këtë çështje tha se prokuroria duhet të hetojë dhe të gjejë autorët ndërsa përjashtoi ndonjë sulm të mundshëm kibernetik./Opinion.al

Share: