Prej muajit maj të vitit të kaluar, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, aso kohe të kryeparlamentarit Ruçi, post që vijon ta mbajë edhe me Lindita Nikollën.
Po ndërsa emërimi i tij, u bë publik asokohe në media, skandali me publikimin e pagave, nxori në pah sa paguhet ai nga shteti shqiptar.
Kështu ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, paguhet 153,300.00 në pozicionin e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit./balkanweb.com