Home KRYESORE VETËMOHIMI I KRISHTER!

VETËMOHIMI I KRISHTER!

Filmi “Jezusi i Nazaretit”. Krishti kthehet pas ringjalljes së Tij. Filmi mbyllet me Birin e Zotit duke parë nga ne dhe përsëritur fjalët:

“Unë jam gjithmonë me ju, madje deri në fund të kohës”.

Petro fshin sytë e lagur. Jemi ngulur para televizorit me ekran të madh te dhoma e punës së Petro Zhejit. E tërë historia në disa orë. Shkruar nga Antoni Burges. Luajtur nga yje botërore: Robert Paull, Ana Bankroft, Lorenc Olivier, Xheims Ërl Xhons, Piter Ustinov…

  • Vetëflijimi është një nga temat kryesore të Dhiatës së Re.
  • Krishti e modeloi për ne në mënyrën se si Ai jetoi.
  • Ndonëse Perëndi, s’u hoq i tillë.
  • Erdhi për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shumë njerëz.
  • Por, disa, në shekuj e kanë gjykuar vetëflijimin si forma e ndëshkimit trupor që duhet t’i nënshtrohemi për t’i pëlqyer Perëndisë.
  • Janë të ngjashme me ligjet e krijuara nga njeriu që Krishti i përçmoi. Ato nuk përfaqësojnë llojin e vetëflijimit që kërkon Ungjilli.
  • Një kryq përfaqëson gjithmonë vdekjen. Pra, për të marrë një kryq, ne duhet të jemi të gatshëm të vdesim…
  • Kur kryqëzojmë dëshirën tonë mishore për të qenë shefi i vetes sonë, ne fillojmë të marrim vendime bazuar në atë që Krishti do të donte që ne të bënim. Tani merr lapsin e mbaj shënime. Në mësimin e sotëm për këtë gjë do të flasim.

Profesori: Vër re tani:

[x] mund të interpretohet si “ x ” brenda, edhe si “ x ” i “burgosur”, “i zënë rob” (engl.

incarcerated, put in jail, captive…).

Atëherë [〇] mund të interpretohet “ 〇 ” i zënë rob, Z o t i i burgosur, i zënë r o b …

Ne shohim atëherë se si bota ( ● ) e mban Zotin r o b , të burgosur… ( [〇] ). Dhe Zoti do të mbetet kështu i burgosur gjersa Bota Materiale të marrë fund…

Gjuha e rikonfirmon plotësisht këtë të dhënë të Mendimit Mistik. Dhe vërtetë në gjermanisht:

a n f a n g e n = filloj (engl. to begin, to start) që ne, meqenëse siç do të shikojmë, krijimi i Botës është diçka negative (një involucion), do ta tregojmë simbolikisht me “ – 1 ”.

Por, në gjermanisht njëkohësisht:

f a n g e n = me kap, me zënë, me bë rob e pra simbolikisht [〇]

Kështu gjermanishtja pozon:

  • 1 = [〇] … ( F )

anfangen (filloj) fangen (kap)
Tek “anfangen”, “ a n ” është një prefiks asemantik (jo kuptimor, jo një sememë…), pra semantizmi bie i gjithi mbi “fangen”.

Studenti: Gjermanishtja vërteton pra atë që thamë, se për krijimin e Botës, është dashur që Zoti të zihet rob, të burgoset… Kjo shpjegon edhe përse filozofët e lashtë thonin “Hanno incatenato I’Ente” (engl. “The Being has been put in chains…”). Kështu pra Zoti është i lidhur në Botë dhe në secilin prej nesh. Ne jemi kështu vetë burgu i tij. Por ai është brenda nesh ndonëse i lidhur, ndonëse i burgosur. Pra dhe secilit prej nesh i bie për detyrë ta çlirojmë sa më tepër Atë (pranimin Shpirtëror), gjë që kërkon nga ne një sakrificë: përbuzjen e Botës, mundësisht mohimin e saj dhe mohimin tonë… ky është vetëmohimi i krishter… (engl. the christian self sacrifice…). Them mirë?

Profesori: Shumë mirë thua! Vetëmohimi ynë do të ishte mohimi (engl. denial, negation…) i materialitetit tonë, e pra simbolikisht – ●. Por kemi:

-● = – [〇] = 〇

Pra Zoti, Parimi Shpirtëror del jashtë, çlirohet…

Studenti: Dhe kjo ngjet në çdo rast kur njeriu vdes, apo jo?

Profesori: Po, dhe në shqip thuhet, për një njeri që vdes: “I doli Shpirti…”, që do të thotë fjalë për fjalë: engl. “His soul got out”, ose edhe “Dha shpirt…”, engl. “He gave (rendered) his soul…”. Parimi shpirtëror edhe në këtë rast del jashtë, çburgoset (engl. gets out of the jail of the body…), çlirohet.
Por puna është ta çlirojmë Zotin, domethënë Parimin Spiritual që është burgosur brenda nesh, sa më shumë para se të vdesim. Pra dhe ne duhet të “vdesim” në këtë kuptim para se të vdesim realisht. Prandaj dhe (engl. the famous french mystical slogan): “Mourir à soi même…”. Kjo është edhe ajo që kanë bërë të gjithë shenjtorët…
Studenti: Po në qoftë se ne interpretojmë ● = Bota. (materiale) dhe “ 〇 ” Zoti, ne shikojmë se për Ardhjen e Zotit ( Krishti ) duhet që bota të shkatërrohet. Dhe është vërtetë kështu?

Profesori: Po. Kjo është “Shfaqja e Dytë” e Krishtit, në (engl. The second coming of Jesus Christ…”. Dhe kjo, na thonë librat e shenjta, do të ndodhë kur bota të marrë fund… E shikon pra se si të vërtetat që ne nxjerrim, me ndihmën e Algoritmit Simbolik ( = strukturizim logjik i Mendimit Mistik!…), siç është këtu nevoja për shfaqjen e parimit Hyjnor, Shpirtëror, të shkatërrimit të materies, të Botës,

( – ● = – [〇] = 〇 = Parimi Hyjnor, Shpirtëror…), përputhen

plotësisht me ato sa lexojmë në Librat e Shenjta (engl. Holy books).
Siç do të kemi rast të shohim edhe më tej (engl. further) gjatë kësaj Bisedës sonë të Gjatë që ngrihet e gjitha mbi themelin e “Amor intellectualis Dei…”, ne nëpërmjet analizës e Gjuhës dhe me ndihmën e Algoritmit Simbolik mund të shpjegojmë të gjithë Ungjillin, me fjalë të tjera, mund të rigjejmë të vërtetat themelore të tij, mësimet e Krishtit dhe parimet themelore të Teologjisë së Krishtere; ne mund të vërtetojmë kështu logjikisht, matematikisht, apodiktikisht ( = pa mundësi dyshimi, engl. Without any possibility of doubt…) vërtetësinë (engl. the truthfulness) e Ungjillit.
Siç thashë edhe më parë të gjitha këto çështje lidhur me vërtetimin logjiko-matematik të Ungjillit shqyrtohen (engl. are considered, discussed…) në librin: “Filozofia dhe Logjika e Ungjillit…”.

Studenti: Me fjalë të tjera ju vërtetoni matematikisht që të gjitha ato sa pohon Krishti në Ungjill janë të vërteta, kështu që askush nuk mund të dyshojë më për këtë dhe të gjithë do të besojnë?

Profesori: Po, pikërisht… Kjo ka qenë edhe dëshira ime më e zjarrtë që kur kam qenë i vogël. Më kujtohet se si në moshën 13-14 vjeç, mbyllur e kyçur krejt vetëm në një dhomë të vogël, nën dritën e një qiriri në orët e thella të natës, pasi kisha lexuar vërtetimet filozofike të ekzistencës së Zotit dhe pasi kisha parë që asnjë filozof s’ishte në gjendje të vërtetonte duke ndjekur rregullat e arsyes njerëzore (engl. following the rules of human reason) ekzistencën e Tij, i mërzitur tej masës, ju drejtova Zotit dhe i thashë pak a shumë:

“Zot unë e kuptoj se për të vërtetuar Ty, duhet bërë një gabim logjik… Po ti dihmomë që të bëhem vërtetues, mbrojtësi yt…”.

Dhe kështu atë natë të largët, të errët, ndën dritën e dobët të një qiriu, një fëmijë edhe i parritur lidhi një pakt me Zotin… E tepërt të të them se unë me kalimin e kohës e harrova fare këtë pakt (engl. covenant), por jo veç Zoti, që i qëndroi besnik dhe e ndërtoi jetën time në mënyrë të tillë që unë të pajisesha me tërë diturinë e nevojshme për vërtetimin e Ekzistencës së tij. Gjë me të cilën, po ta shohësh hollë hollë, unë dhe po mirrem tani…

Studenti: Hë, po ju thatë, se për vërtetimin e Zotit duhej bërë një g a b i m logjik… Po në qoftë kështu atëherë dhe vërtetimi i ekzistencës së Zotit që ju thoni se keni bërë, duke patur një gabim logjik në të, duke thyer rregullat e logjikës nuk do të jetë i logjikshëm, nuk do të jetë i vërtetë…

Profesori: Këtu gabohesh… Se ne pamë se nuk ka vetëm një logjikë, po dy. Njëra që lidhet me kodin F dhe tjetra që lidhet me kodin E. Një logjikë tokësore (që përputhet me a r s y e n. njerëzore… engl. human reason…) dhe një logjikë hyjnore (që bie në kundërshtim me logjikën tokësore, me arsyen njerëzore). Meqenëse siç pamë:

Arsyeja njerëzore = logjika formale = ( x = x ) = F = – E = – logjika esenciale = – ( x = – x ) = jo logjika hyjnore = jo Zoti…

Del e qartë përse me anë të Arsyes njerëzore nuk mund të vërtetohet kurrsesi ekzistenca e Zotit, jo vetëm, por vërtetohet mos ekzistenca e Tij ( – (x = – x) ). Meqenëse nga ana tjetër, siç kemi parë,

F = ( x = x) = arsyeja njerëzore = Ф = – 〇 = ● = materie = materializëm…

Ne shohim se:

a) logjika njerëzore (Arsyeja) nuk është e plotë: – 〇
b) logjika njerëzore (Arsyeja) shpie në rezultate të gabuara ( ● , dhe ky simbol mund të interpretohet edhe si: “gabim”, “errësirë” (engl. darkness)
c) logjika njerëzore (Arsyeja) shpie (engl. leads to…) në materializëm ( ( x = x ) = ● = materializëm).
d) Logjika njerëzore (Arsyeja) shpie në Ateizëm ( ( x = x ) = – 〇 = jo Zoti, jo Fryma…).
“Gabimi logjik” për të cilën e kemi fjalën, është i tillë, domethënë “gabim” nga pikëpamja e logjikës njerëzore, të Arsyes e cila shkruan:

Arsye: ( x = x ) = F = – E = – ( x = – x )

e cila pra e vështron si g a b i m ekuacionin ( x = – x ) që është ai i Qendrës, që është ai i Zotit dhe nga i cili tërë logjika esenciale buron, rrjedh…

Besoj se e sqaruam edhe këtë çështje…

Studenti: Mendoj se po… pra dhe vijoni më tej…

Profesori: Ne pamë se në gjermanisht:

angefangen = filloj, – 1 fangen = kap, zë rob… = [〇] . Kështu që gjermanishtja shtronte ekuacionin simbolik

  • 1 = [〇] … ( F )

anfangen fangen.

Por mund të mendohet se kjo është diçka “aksidentale”, se një gjë e tillë ndodh, me fjalë të tjera, vetëm me gjermanishten, por jo me ndonjë gjuhë tjetër gjithashtu. Po nuk është kështu. Sepse edhe në Shqip kemi:

Z ë = filloj, e pra – 1 (p.sh. zë të shkruaj, engl. “I start writing…”)

Z ë = kap, (engl. “catch, grasp,…), e pra [〇]

Në latinisht:

In – C I P – ere = filloj, e pra – 1

C a p – ere = me kap, e pra [〇]

E pra, atëherë do të kemi, duke përmbledhur:

  • 1 = [〇] ger. anfangen fangen lat. inCIPere CAPere shq. zë zë

Dhe me kaq mësimi mori fund. Shihemi në mësimin tjetër.

Share: