Home KRYESORE Hyrja e Berishës në seli, Basha: Përpjekje qesharake për të na kthyer...

Hyrja e Berishës në seli, Basha: Përpjekje qesharake për të na kthyer skenat e ‘97

Në një dalje për mediat, kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar psa hyrjes së Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në selinë e partisë, ku zhvilloi një mbledhje.

Me tone të ashpra, Basha tha se dita e sotme ishte një shenjë e qartë e ndarjes së pakthyeshme me Sali Berishën dhe të shkuarën e tij.

“Në përpjekjen e tij qesharake për të na kthyer skenat e ‘97 dhe me zellin e pangordhur të një ish-komunisti me shpresën e vdekur se mund të mbaj peng PD dhe demokratët. Ky ishte një spektakël i shëmtuar i së kaluarës, të cilën PD dhe demokratët kanë vendosur ta lënë pas”, tha Basha.

“E stomja është një tjetër shenjë e qartë e ndarjes së pakthyeshme me Sali Berishën dhe pjesën e tij të errët historisë” tha Basha duke shtuar se Berisha riktheu skena të një viti të mbrapshtë./Opinion.al

Share: