Home KRYESORE Noka shkresë Gledis Nanos: Kush iu kërkoi të rrethonit PD-në me forca...

Noka shkresë Gledis Nanos: Kush iu kërkoi të rrethonit PD-në me forca policie?

Deputeti Flamur Noka të hënën i është drejtuar me një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos në lidhje me përqëndrimin e forcave policore në afërsi të selisë së Partisë Demokratike.https://05aa4f60917bdc58c42dce54115f849a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Kërkojmë nga ana juaj se kush janë arsyet, informacionet tuaja për këtë veprim, nga ju kanë ardhur këto të dhëna dhe kush është institucioni që ka kërkuar këtë përqendrim të forcave policore pranë selisë së PDSH-së”, thuhet në letrën e Nokës.

Noka, i rreshtuar me lëvizjen e Sali Berishës, kërkon të dijë se përse selia e PD-s u rrethua nga forca policie më 11 Dhjetor, ku u mbajt Kuvendi i thirrur nga delegatët që u finalizua me votimin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Me 11 dhjetor, forca të shtuara policie rrethuan zonën pranë Partisë Demokratike, teksa në stadiumin “Air Albania” zhvillohej Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.

Edhe pse Edi Paloka, i renditur në radhët e ish-liderit historik të kësaj partie, deklaroi se demokratët nuk do marrin asgjë me forcë, Policia e Shtetit vazhdonte e mobilizuar duke respektuar një plan masash pas informacioneve sipas saj për trazira të mundshme në selinë blu.

Top Channel

Share: