Home KRYESORE Bardhi për shkarkimin e Bashës nga anëtarësia: Në degën 8 vetëm 10%...

Bardhi për shkarkimin e Bashës nga anëtarësia: Në degën 8 vetëm 10% e anëtarëve


Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka akzuar se në proceset e votimit të anëtarësisë për shkarkimin e Lulzim Bashës nuk kanë votuar anëtarë të Partisë Demokratike. Në një dalje për mediat, edhe një herë Bardhi tha se PD njeh vetëm vullnetin e demokratëve, këshillit dhe kuvendi.

“Vullnetit të shumicës së demokratëve Berisha po pëpriqet t’i mbivendoset me dhunë dhe me një retorikë përçarëse”, tha Bardhi.

Më tej duke ju referuar  pamjeve të kamerave të sigurisë të dala në media, Bardhi tha: “Sot çdo shqiptar ka parë se si anëtarët e PD, që kanë hyrë brenda ambienteve të votimit rezultati u shpall se kishin marrë pjesë më shumë se 700 anëtarë të PD. Vetëm në atë degë, ka mundësi të shikojë falë ABC dhe mediat e tjera, 12 orë filmime nga momenti i hapjes së derës deri në fund. Se si nga 1300 anëtarë në degën 8 kanë marrë pjesë jo më shumë se 10 % të anëtarëve. Faktet dhe provat janë se ky proces është bërë në këtë formë në të gjitha degët. Ne kemi heshtur në funksion të mbrojtjes së demokratëve”./Opinion.al

Share: