Home KRYESORE Ia nisi kolegia me e-mail, pagat e shqiptarëve u shitën për 20...

Ia nisi kolegia me e-mail, pagat e shqiptarëve u shitën për 20 mijë lekë

Databaza e pagave të qytetarëve shqiptarë është shitur kundrejt një shpërblimi prej 20 mijë-30 mijë lekëve.

Referuar dosjes hetimore të dhënat Andi Agaraj i ka marrë nga kolegia e IT, Eni Qirjako përmes e-malit zyrtar të punës.

Më pas ai i ka shitur ato kundrejt pagesës prej 20 deri në 30 mijë lekë te Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Dosja hetimore

“Ne date 21.10.2020, liste pagesat e muajit shtator 2020. Ne date 25.11.2020 listë pagesat e muajit tetor 2020. Ne date 25.01.2021, liste pagesat e dhjetorit 2020. Ne date 24.02.2021 liste pagesa e janarit 2021. Me date 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe ne date 22.10.2021 liste pagesat e muajit shtator 2021. Keto te dhena i janë derguar nga adresa zyrtare e punes eni [email protected] ne adresen e andi agarai(@akshi.gov.al. Këto file sie rezulton nga këqyrja janě dërguar ne programin we transfer.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit te IT ne sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës qe nga viti 2013 ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve Tirane. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, te dhënat qe i kam marre nga shtetesia (kolegia Eni Qirjako, te nxjerra nga databasa e SISTEMIT CATS”, drejtorisë së përgjithsme të tatimeve ia ka dhënë Klodian Sotës.

Shtetasit Klodian Sota in ka dhene materialet e marra nga kolegia Enako ne te gjitha rastet kundrejt vleres 20.000 lekë sa herë i ka dhënë të dhënat e kërkuara.

Nga hetimi eshte konstat këto te dhena pasi shtetësia Eni Qirjako, ia kalonte me email ne programin ËETRANSFER i ka shkarkuar ne kompjuterin e tij te punes dhe pastaj i ka kopjuar ne CD, dhe ja ka derguar dotazi ne penudha te ndryshme kohore shtetasi Klodian Sota”.

Gjithashtu nga veprimet hetimi eshte konstatuar me procesverbalin e sekuestrimit te dates 28.12.2021, policia gjyqesore i ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale shtetasit Klodian Sota nje “Hark Disk te jashtem, ne te cilin dyshohet se gjenden te gjitha te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa c “SISTEMIT CATS”, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane te marre nga shtetasi Andi Agaraj.

Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa e “SISTEMIT CATS të Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane, te marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjesi IT ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve, ja ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblim prej 20.000 deri ne 30,000 leke.

Ne vazhdimesi te kryerjes se veprimeve hetimore ne kuadër te këtij procedimi penal, ka dyshime se shtetasi Endri Ikonomi, mundet te dëmtojë prova te cilat kane te bejne me provueshmërinë e faktit penal objekt hetimi, ne keto rrethana eshte bere ndalimi i shtetasve”./opinion.al

Share: