Home KRYESORE Ibrahimaj: Paga minimale do të rritet duke filluar nga data 1 korrik

Ibrahimaj: Paga minimale do të rritet duke filluar nga data 1 korrik


Ministrja e  Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat ka deklaruar se paga minimale do të rritet duke filluar nga data 1 korrik. Sipas Ibrahimajt në këtë datë do të fillojë rritja e pagave edhe për sektorët që janë të parashikuar në buxhet.

“Paga minimale dhe të gjitha politika e pagave që unë përmenda më parë, pra dhe rritja e tavaneve për tatimin mbi të ardhurat personale,  por edhe rritja e pagave për sektorët që janë të parashikuara në buxhet fillojnë nga data 1 korrik”, tha Ibrahimaj.

Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj tha se në vitin 2022, do të ndjekin një politikë fiskale që synon uljen e nivelit të borxhit publik. Ajo theksoi se në vitin 2021, niveli i borxhit ishte 80,1% , ndërsa në vitin 2022 është parashikuar të zbresë në 78,8% e GDP.

“Rritja ekonomike do të vijojë, sigurisht jo në nivelet e vitit 2021, pasi kanë bazë shumë të ulët nga 2020. Planifikojmë rritje rreth 4% për vitin 2022. E besojmë fort këtë pasi kemi ndërmarrë disa nisma të miradministrimit fiskal, që do të sjellin rritje të qëndrueshme. Gjatë vitit 2022, do të ndjekim politikë fiskale të kujdesshme, duke synuar uljen e nivelit të borxhit publik. Në vitin 2021, niveli i borxhit ishte 80,1% , ndërsa në vitin 2022 është parashikuar të zbresë në 78,8% e GDP”, tha Ibrahimaj./Opinion.al

Share: