Home Approccio Italo Albanese Italia 70 mijë leje punësimi përfshihen edhe shqiptarët

Italia 70 mijë leje punësimi përfshihen edhe shqiptarët

Italia kërkon punëtor sezonal. Në një njoftim bërë nga Ministria e Brendshme italiane, bëhet me dije se punëtorëve i ofrohet mundësia për leje pune.

Në një njoftim për mediat MPB-ja italiane raporton vendimin e marrë për kuotën maksimale për këta punëtorë, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhjetor 2021, dhe tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare.


Ministria thekson se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune. Po ashtu bëhet e ditur se 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme:

Kosova
Shqipëria
Algjeria
Bangladeshi
Bosnje-Hercegovinë
Etiopia
Gambia
Gana
Guatemala
Indi
Bregu i Fildishtë
Japonia
Mali
Mauritius
Moldavia

Mali i Zi
Maroku
Nigeri
Nigeria
Maqedonia e Veriut
Pakistani
Filipinet
Republika e Koresë
Senegali
Serbia
Sri Lanka
Sudani
Tunizia
Ukrainë
Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00./Lapsi.al

Share: