Nga Gladiola Busulla
.
Edhe kur përmasat e dimrit shtrihen,
në të gjithë kufijtë e vet.
Fjalët enden përmes shekujve,
si kumbimet e jehonës – në lugina të harruara.
Ethshëm më gllabërojnë…
si toka që mbart, peshën e zemrës sime.
Kopshti i vetmisë përndritet
nga drita e praruar e nimfave.
Netët polare vishen me tinguj yjësish.
Dhe qielli shkruan vargje të bardha.
… në sytë e dashurisë vezullon pranvera.