Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi PD mohoi projektin për ndërtim të kullave në selinë blu. Partia Demokratike se ky lajm ishte gënjeshtër e Berishës për të larguar vëmendjen nga dhuna e 8 janarit, ndërsa ish-kryeministri këmbëngul në vërtetësinë e këtij projekti.
Sipas Berishës, projekti i kullave zhduk selinë e PD sepse do ndërtohet aty ku është sot selia blu, te SHQUP-i.
Ndër të tjera ai thotë se ky projekt, veç atij të Portit të Durrësit, është një projekt që bën bashkë Bashën e Ramën.
Kujtojmë se ishte ish-kryeministri Berisha, ai që publikoi lajmin e ndërtimit të një kompleksi kullash në truallin e selisë së Parisë Demokratike.
“Pergenjeshtrim!
Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.
Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.
Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.
Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.
Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! Sb”-shkruan Berisha./Opinion.al