Nga Mentor Kikia
Situata aktuale(jo vetem pas asaj qe ndodhi tek zyrat qendrore te PD) eshte pershkruar nga shume kritike, me apo pa motive politike, si diktature, neodiktature, autokraci, kryetarokraci etj etj.
Por une mendoj se nuk jetojme ne dikature, apo ndonje derivat te saj. Ne kemi kohe qe kemi rene nga diktatura komuniste nen Junte. Nuk eshte nje Junte ushtarake, si juntat ushtarake klasike, me tanke e njerez te armatosur. Eshte edhe me keq. Eshte Junta financiare e korrupsionit.
Si asnjehere dhe si askund, nje popull(apo me sakte, nje dore njerezish qe kane mbetur ne kete vend) eshte sot me nje qeveri te korruptuar, nje opozite te korruptuar, nje ekonomi te kontrolluar totalisht nga 5-6 njerez dhe nje drejtesi te korruptuar.
Rralle, besoj shume rralle, mund te ndodhe nje mbivendosje e tille.
Juntat financiare nuk jane pershkruar ende nga politologet apo kriminalistet, por ja ku kemi nje rast ideal te ketij modeli te ri te shtypjes se nje populli(apo me sakte nje grushti njerezish qe kane mbetur ende ne kete vend).