Partia Demokratike vazhdon të denoncojë dhunën që ndodhi në protestën e 8 janarit para selisë blu, që sipas kësaj force politike është kryer nga individë me rekorde kriminale.
Në një deklaratë ditën e sotme teksa publikon pamje nga protesta, PD bën me dije se një nga personat që sulmoi selinë është Selman Krasniqi, i cili rezulton me precedent penal në fushën prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
“Çdo ditë po behët më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale. Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpartiademokratike%2Fvideos%2F1555662444782582%2F&show_text=0&width=560