Home Gjeo-Ekonomia Der Spiegel: Sulmi rus në Ukrainë do të ndodhë të mërkurën e...

Der Spiegel: Sulmi rus në Ukrainë do të ndodhë të mërkurën e 16 Shkurtit

CIA beson se sulmi rus ndaj Ukrainës mund të nisë javën e ardhshme.

Kështu shkruan Der Spiegel, sipas të cilës amerikanët kanë paralajmëruar aleatët të besojnë se agresioni ushtarak mund të ndodhë të mërkurën e 16 shkurtit. Sipas informacioneve të revistës gjermane, shërbimet amerikane dhe ushtria amerikane kanë njoftuar gjatë ditës së sotme qeverinë gjermane dhe shtetet e tjera të NATO-s. Sipas disa diplomatëve dhe ushtarakëve, shërbimet kanë dhënë detaje të ndryshme. “Rrugët konkrete të pushtimit rus, njësitë individuale ruse dhe detyrat që duhet të marrin përsipër do të shpjegohen. Data për një fillim të mundshëm të pushtimit është 16 shkurt,” tha Spiegel.

Në Berlin, megjithatë, besohet se nuk mund të vlerësohet nëse në të vërtetë ka një sulm të afërt: një agresion ushtarak në mes të shkurtit ishte konsideruar i besueshëm për disa kohë, vazhdon revista. Mendohet gjithashtu se është e mundur që SHBA të ketë nxjerrë informacione për të prishur planet e sulmit të Rusisë. Ndërkohë, Pentagoni do të dërgojë 3000 trupa të tjera në Poloni në ditët në vijim, sipas burimeve të Fox./Opinion.al

Share: