Home Gjeo-Ekonomia Detaje nga biseda Biden-Putin/ “SHBA kosto të rënda Rusisë nëse Ukraina pushohet”

Detaje nga biseda Biden-Putin/ “SHBA kosto të rënda Rusisë nëse Ukraina pushohet”

“Rusia do të përballet me kosto të rënda dhe të shpejta nëse pushton Ukrainën”.

Kështu i është përgjigjur presidenti amerikan Joe Biden homologut të tij rus, Vladimir Putin gjatë bisedës telefonike.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar detaje nga biseda telefonike mes presidentit amerikan Joe Biden dhe Putin që zgjati pak më shumë se një orë.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden “e kishte të qartë se nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda për Rusinë”.

“Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë”,  sipas Shtëpisë së Bardhë.

Biden ishte i qartë me Putin se Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët për skenarë të tjerë.

Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi shumicën e stafit të ambasadës së tij të largohej nga Ukraina, duke shtuar thirrjet të premten që qytetarët civilë të largohen nga vendi brenda 48 orëve. Pentagoni tha se po tërhiqte nga vendi rreth 150 trajnues ushtarakë.

Përqendrimi i forcave ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas dhe një rritje e aktivitet ushtarak aty ka nxitur frikën se Rusia mund ta pushtojë vendin, edhe pse kjo e fundit ka mohuar të ketë një plan të tillë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka telefonuar më herët udhëheqësin rus Vladimir Putin ku i ka thënë se ‘negociatat e sinqerta’ ishin të papajtueshme dhe nuk janë në përputhje me aktet që po ndërmerrnin në lidhje me rritjen e tensioneve mbi Ukrainën.

Sipas një zyrtari të presidencës franceze, Biden dhe Macron, do të flasin pas telefonatave të tyre të veçanta me Putinin. I njëjti burim deklaroi se nuk kishte të dhëna nga ajo çfarë Putin i tha Macronit dhe, se ende nuk dihet, nëse Rusia po përgatit një ofensivë kundër Ukrainës.

Ne jemi jashtëzakonisht vigjilentë ndaj qëndrimit ushtarak rus për të shmangur më të keqen”, tha zyrtari.

Uashingtoni deklaroi të premten se pushtim i Ukrainës nga Rusia mund të fillojë në çdo moment dhe mund të nisë më një sulm ajror.

Top Channel

Share: