Nga Dritan Haxhiraj
Pasi ishte protagonist me ekspozitën “Mbretëresha dhe Kultura” dhe “Përtej Vezuvit” në 2021, Endless rikthehet në Itali duke ekspozuar veprat e tij në një nga hapësirat më ekskluzive të kryeqytetit lombard me ekspozitën “Endless in Milan” ne gallerin Art. & Galeria Private Luksoze në Milano kuruar nga Prof. Pasquale Lettieri.
Nga fjalët e Prof. Pasquale Lettieri – President i Komitetit Shkencor të Fondit të Investimeve Art & Luksoze dhe kurator i Galerisë: “Arti i Endless është një riinterpretim i mitit bashkëkohor dhe në të njëjtën kohë një studim i thelluar i imazhit brenda një shoqërie panoptike në të cilën vlejnë vetëm imazhet. Endless përdhos ikona bashkëkohore si Mbretëresha Elizabeth dhe Chanel N° 5 duke i interpretuar ato përmes stilit të Artit të Rrugës.
Arti i tij është i frymëzuar nga konsumimi, një provokim i parimeve të sistemit të reklamave që dominon komunikimin”.
Art i guximshëm që mban një mesazh të fuqishëm për adhurimin e Brandeve, në një botë ku Brandet janë perënditë e reja, dyqanet janë kishat e reja, revistat me shkëlqim janë Bibla dhe të famshëm dhe influencues luajnë rolin e perëndive. .
“Unë përdor markat dhe logot si koment për kulturën moderne dhe kurrë si kritikë. Unë thjesht marr atë që shoh në botë dhe e rikonfiguroj atë, që të ketë kuptim, por jo në një mënyrë negative.” deklaroi Endless.
ENDLESS: ENDLESS IN MILANO
5 Febbraio 2022 – Aprile 2022
Curatrice Prof. Pasquale Lettieri
at Art & Luxury Private Gallery
Via Uberto Visconti di Modrone 6 in Milano
VERNISSAGE. Sabato 5 Febbraio ore 18:00
Shënim: Migena Hajdari e lindur në Shkodër. Prej më shumë se dy dekadash jetonë në Itali. Autore e prezantimit dinjitozë të ekpozites se Vangjush Mio, në Venezia.
Mio u prezantua si një nga personalitet më të fuqishëm të pikturës në Brandin Planetar me emrin Venezia.Nje nga personalitet në fushën e artit në Itali, shkodranja ka ngritur lart vlerat e kombit shqiptarë ne Perendimë.Ajo është e angazhuar të drejtojë selinë e Cris Contini Contemporary në Porto Montenegro.
E diplomuar për Ekonomi Politike në Padova dhe me Master në Muzeologji, Menaxhim dhe Përmirësim të Trashëgimisë Kulturore, koleksioniste e apasinoar me artin, Migena ka organizuar me sukses ekspozita të rëndësishme në Mal të Zi në 5 vitet e fundit në Muzeun Detar prestigjioz në Tivat dhe në ishullin e famshëm te Santo Stefanos me koleksione të artit modern dhe bashkëkohor.