Home Gjeo-Ekonomia Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon njohjen nga Rusia të Donetsk dhe Luhansk.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon njohjen nga Rusia të Donetsk dhe Luhansk.

Njohja nga Rusia e Republikave të vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk është një shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare, e Marrëveshjes së Minskut dhe që minon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se kjo do të shërbejë si një kushtrim për bashkësinë ndërkombëtare, që të veprojë me shpejtësi për të ndalur aktet e agresionit, për t’u kthyer në tryezën e negociatave dhe për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës, duke respektuar sovranitetin, integritetin territorial dhe historinë e saj.
Aspirata e Ukrainës për të vendosur mbi rrugën e saj në të ardhmen, për t’u bashkuar me BE dhe NATO-n është e drejtë vetëm e qytetarëve të saj dhe kollonë themelore e një vendi demokratik.

Share: