Home Gjeo-Ekonomia Luftë në Ukrainë? BE: Gati paketa e fuqishme e sanksioneve kundër Rusisë

Luftë në Ukrainë? BE: Gati paketa e fuqishme e sanksioneve kundër Rusisë

epa08838949 European Commission President Ursula von der Leyen delivers a statement at EU headquarters in Brussels, Belgium, 24 November 2020. The European Commission announced on Tuesday that it has approved a new contract to secure a COVID-19 vaccine from Moderna. EPA/Olivier Matthys / POOL POOL PHOTO

Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë sanksionesh ndaj Rusisë nëse ajo vazhdon agresionin e saj ndaj Ukrainës, tha presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen për gazetat Handeslblatt dhe Les Echos.

“Ne kemi përgatitur një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh financiare dhe ekonomike,” tha von der Leyen, duke shtuar se këto përfshijnë “kufizimin e aksesit në kapitalin e huaj” dhe “kontrollet e eksportit, veçanërisht për mallrat teknike”.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në sanksione përfshihet edhe gazsjellësi Nord Stream 2, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Balltikut.

“Njerëzit e afërt me Presidentin rus Vladimir Putin dhe oligarkët sigurisht që mund të goditen,” shtoi ajo.

Rusia ka formuluar disa opsione si një justifikim për të pushtuar Ukrainën, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të një videoje propagandistike që tregon një sulm të organizuar, thanë Shtetet e Bashkuara të enjten, ndërsa Kremlini dënoi dislokimet e trupave amerikane në rajon.

Kremlini akuzoi Uashingtonin të enjten se ka injoruar thirrjet e tij për të lehtësuar krizën, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgonin gati 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani./Opinion.al

Share: