Home KRYESORE Meta dekretoi gjyqtaren e re të Gjykatës së Lartë, reagon Kim dhe...

Meta dekretoi gjyqtaren e re të Gjykatës së Lartë, reagon Kim dhe Soreca

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi, Arbena Ahmetin, anëtare të 10 të Gjykatës së Lartë.

Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca. Sipas saj, rritja e funksionalitetit të Gjykatës së Lartë e lejon që të emërojë edhe një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese.

“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve për të vënë në zbatim reformën në drejtësi, përfshi edhe emërimin nga Presidenca të gjyqtarit të dhjetë në Gjykatën e Lartë. Rritja e funksionalitetit të Gjykatës së Lartë e lejon që të emërojë edhe një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese”, tha Kim

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas dekretimit të anëtares së re Arbena Ahmeti në Gjykatë të Lartë, nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Soreca shkruan se me emërimin e gjyqtares ka arritur kuorumin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Mirëpritëm emërimin nga Presidenti Ilir Meta të anëtarit të 10-ë të Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka arritur kuorumin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësi”,-shkruan ai.

Share: