Nga Nebil Çika
Andi Bushati: ” Sali Berisha e ka përdorur antikomunizmin e tij të vonuar si një armë hipokrite për të luftuar kundërshtarët e tij politikë. Ai që në fillim nuk qe një desident antikomunist që kërkoi përmbysjen e atij regjim. Ai qe aspirant për tu ngjitur në hierarkinë e tij.
Edhe kur u zgjodh në krye të lëvizjes demokratike u katapultua aty, « për ti ngrënë mishin, por për ti ruajtur kockën » kastës së vjetër.
E kreu me sukses këtë rol, të projektuar nga Ramiz Alia, dhe u bë mishërimi i vullnetit të tij që ndryshimi i rregjimeve të mos bëhej nga shtresat e përmbysura (armiqtë e vërtetë, ballistët zogistët, të burgosurit politikë, të cilëve komunistët e atëhershëm u trembeshin si djalli temjanit )”