Burimet ushtarake nga Ukraina kanë njoftuar se mijëra trupa ruse janë dislokuar tashmë në Luhansk dhe Donetsk disa orë pasi presidenti Putin, në fjalimin drejtuar kombit, vendosi të njohë pavarësinë e krahinave separatiste.
Daily mail shkruan se më shumë se 10,000 ushtarë hynë brenda natës në zonat e pushtuara nga separatistët, konkretisht 6,000 janë dërguar në Donetsk, 5,000 në Luhansk dhe 1,500 në qytetin e Horlivka. “Është e vështirë të besohet se Putin mund të kishte lëvizur kaq shpejt, por ai kishte kohë të gjatë që përgatitej”, tha burimi.
Daily Mail ka siguruar dhe disa video ku shfaqent një kolonë automjetesh ruse që rrotulloheshin nëpër Donetsk në orët e para të mëngjesit, duke përfshirë tanke, blinda dhe kamionë mbështetës.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se urdhri i Putinit për të njohur Donetsk dhe Luhansk si të pavarura shtrihet në të gjitha provincat – jo vetëm zonat e pushtuara aktualisht nga rebelët – duke rritur mundësinë që të ndizet një konfrontim i drejtpërdrejtë me trupat ukrainase në llogore.
Ndërsa trupat ruse u futën brenda, luftimet në rajon u përshkallëzuan – me predha që goditën një termocentral në anën ukrainase të martën në mëngjes dhe nga shpërthimet u vranë dy nga u ushtarë të Kievit dhe u plagosën 12 të tjerë./Opinion.al