Home Gjeo-Ekonomia Për herë të shtatë në histori, OKB vendos të mblidhet në sesion...

Për herë të shtatë në histori, OKB vendos të mblidhet në sesion të posaçëm

Përballë krizës në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi me 11 vota pro, një kundër (Rusia) dhe 3 abstenime (përfshirë Kinën) të thërrasë një sesion të rrallë të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme, një veprim që është kryer vetëm shtatë herë në histori, e fundit prej të cilave ishte në vitin 1982.

Mbledhja e Kuvendit do të mbahet brenda njëzet e katër orëve të ardhshme. Lidhur me këtë miratim, ka reaguar edhe Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka, e cila shprehet: “Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”./Opinion.al

Share: