Home KRYESORE Sekretet e dënimit të Tahirit dhe kundërsulmi juridik i Metës. Analiza e...

Sekretet e dënimit të Tahirit dhe kundërsulmi juridik i Metës. Analiza e Zhejit dhe Hajdarit

Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua çështja e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta dhe dënimi me burg për ish-ministrin Saimir Tahiri. Për të folur për këto çështje, në studio ishin të ftuar analisti Artur Zheji dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Për Zhejin, Kushtetuesja duhet të japë një vendim, pasi është e udhës që opinioni publik të di më shumë rreth kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, Shkëlqim Hajdari tha se Kushtetuesja duhet të marrë një vendim të arsyetuar dhe duhet të dilet nga praktika e kërkimit të opinioneve nga Komisioni i Venecias.

Analisti Artur Zheji tha  se drejtësia e re po tregohet e sforcuar në dy rastet e fundit të bujshme, dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe vendimin që pritet të jepet nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Për analistin Zheji, arrestimi i ish-ministrit Tahiri në sallën e gjyqit ishte vendim i gabuar dhe që tregon se “kemi të bëjmë me sforcimin për të pasur një kornizë të së vërtetës, ku nuk është gjithë piktura e të vërtetës. Kjo përbën problem për mua”.

Nga ana tjetër, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari theksoi se me rastin e Tahirit nuk është bërë asgjë ndryshe nga rastet e tjera, pasi sipas tij, kur i pandehuri është i pranishëm në sallë, sigurisht që di arrestohet direkt pa e lënë të ikë në shtëpi, pasi në këtë rast do të akuzoheshin policët për shpërdorim detyre.

Share: