Home Gjeo-Ekonomia Shefi i NATO-s: Rusia po shton trupat në kufi me Ukrainën

Shefi i NATO-s: Rusia po shton trupat në kufi me Ukrainën

Rusia ende ka trupa të saj ushtarakë në kufirin ukrainas, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës mbi krizën Rusi-Ukrainë.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi të martën se disa njësi ushtarake kishin përfunduar aktivitetet e tyre stërvitore dhe do të largoheshin nga kufiri.

Por SHBA dhe aleatët e saj kanë shprehur skepticizëm mbi këtë pretendim.

Kremlini e ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ata po planifikojnë një pushtim pavarësisht grumbullimit të trupave pranë kufirit të Ukrainës.

“Ne nuk kemi parë ndonjë tërheqje të forcave ruse dhe, natyrisht, kjo bie ndesh me mesazhin e përpjekjeve të vërteta diplomatike”-tha Stoltenberg.

“Ajo që kemi parë është se ata kanë rritur numrin e trupave dhe më shumë trupa ushtarakë janë në rrugën e tyre.”

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se Rusia kishte grumbulluar më shumë se 150,000 trupa në kufirin ukrainas.

Por ka pasur shpresë se një zgjidhje diplomatike e krizës është ende e mundur, me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov që tha se bisedimet duhet të zgjerohen dhe presidenti Vladimir Putin shtoi se Rusia nuk dëshiron një luftë./Opinion.al

Share: