Janë zbuluar një pjesë e kërkesave të Ukrainës që do të bëhen në takimin me palën ruse në Bjellorusi.
Ukrainë do të kërkojë armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse. Delegacioni i Ukrainës ka mbërritur në në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.
“Ukraina kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe tërhqje të trupave ruse, ndërsa delegacioni i vendit mbërriti për bisedime me Rusinë në kufirin Ukrainë-Bjellorusi”, thuhet në deklaratën e presidencës ukrainase.
Delegacioni përbëhet nga Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.
Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat. Negociatori rus Vladimir Medinsky tha më herët se Rusia është e interesuar të arrijë në një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve në bisedimet me Ukrainën./Opinion.al