Një nga aleatët më të afërt të presidentit Vladimir Putin tha se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk kishte shkuar aq shpejt sa donte Kremlini.
Viktor Zolotov, shefi i gardës kombëtare të Rusisë dhe një anëtar i këshillit të sigurimit të Putinit, tha se përparimi kishte qenë më i ngadalshëm se sa pritej, duke fajësuar ato që ai i quajti forcat e ekstremit të djathtë ukrainas që fshiheshin pas civilëve.
“Unë do të doja të them se po, por jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim,”-tha Zolotov në komentet e postuara në faqen e internetit të Gardës Kombëtare.
“Por ne po shkojmë drejt qëllimit tonë hap pas hapi dhe fitorja do të jetë për ne”, ka shtuar ai raporton “Reuters”./Opinion.al