Nga Irena Beqiraj
Në teoritë ekonomike klasike, një situatë e tillë nuk mund të ndodhë. Por pas viteve 70-te në sajë te punës 6 fituesve të cmimit Nobel është vërtetuar se ndodh edhe është shumë I vështirë për tu trajtuar.
Stagflacioni është një kombinim i disa kushteve ekonomike: rritjes së ngadaltë ekonomike (stanjacioni), papunësia e lartë dhe nivelet e larta të inflacionit. Kur prodhimi I brendshëm zgjerohet me ngadalë, ka më pak mundësi punësimi.
Në nivele të larta papunësie, konsumatorët kanë më pak para për të shpenzuar. Por në të njëjtën kohë norma e inflacionit gjithashtu rritet. Mallrat dhe shërbimet bëhen shumë më të shtrenjta, EDHE paratë që kanë njerëzit vlejnë më pak. Stagflacioni është i rrallë, edhe i rrezikshëm, sepse të ardhurat e njerëzve zvogëlohen por në të njëjten kohë rriten kostot e jeteses .
Të trajtosh stagflacionin është si të përpiqesh të shuash zjarrin në catinë e shtëpisë ndërkohë që bodrumi po përmbytet…
Rritja e ulët ekonomike është si zjarri që djeg ekonominë, duke e bërë atë të tkurret. Inflacioni është si përmbytja, mbyt aftësinë e konsumatorëve për të blerë mallra me paratë e tyre. Zakonisht, do të tentonim të shuanim zjarrin duke përdorur ujë. Por nëse shtëpia në të njëjtën kohë po përmbytet, shtimi i ujit do t’i përkeqësojë gjërat. Kjo situatë nuk lë më asnjë mënyrë të qartë për të zgjidhur asnjërin nga problemet, as zjarrin as përmbytjen!