Home KRYESORE Gjoba të papaguara? Bllokim mjeti nëse nuk paguhen brenda 30 ditëve

Gjoba të papaguara? Bllokim mjeti nëse nuk paguhen brenda 30 ditëve

Një tjetër ndëshkim, për shoferët e parregullt. Nëse ke një apo disa gjoba të pashlyera dhe kanë kaluar 30 ditë që nga diata e vendosjes së tyre, autoriteteve u lind e drejta të kryejnë bllokimin e mjetit, deri në shlyerjen e tyre.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha për Abc shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.

Kjo nismë e policisë vjen si një bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor./Opinion.al

Share: