Home Gjeo-Ekonomia “Jo NATO e BE”/3 kushtet e rusëve për Ukrainën: Zelensky qëndron president...

“Jo NATO e BE”/3 kushtet e rusëve për Ukrainën: Zelensky qëndron president por…

Janë zbardhur 3 kushtet që negociatorët rus kanë për Ukrainën për zgjidhjen një herë e mirë të këtij konflikti. Sipas gazetarit bullgar, Christo Grozev Kremlini i kërkon Ukrainës që Zelensky të mbetet president, por Rusia të emërojë një kryeministër pro-rus.

Në këtë rast mësohet se ato kanë propozuar si kryeministër Yuruy Boiko. Boiko ka mbajtur detyrën e kryeministrit të Ukrainës nga 2012 deri në 2014.

Pika e dytë e kushteve ruse është që Ukraina të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura dhe të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë.

Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë aleance perëndimore, si për shembull të bëhet pjesë e NATO-s apo të integrohet në BE.

Mësohet se këto janë tre kushtet që pala ruse i ka propozuar negociatorëve ukrainas në raundin e tretë të bisedimeve, të cilat do të zhvillohen sot në një vend që nuk është bërë i ditur ende./Opinion.alhttps://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1500813106364174337&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fjo-nato-e-be-3-kushtet-e-ruseve-per-ukrainen-zelensky-qendron-president-por%2F&sessionId=f876105430577d2491151c42073adc52dcd1101a&theme=light&widgetsVersion=2582c61%3A1645036219416&width=550px

Share: