Home Gjeo-Ekonomia Kremlini: Asgjë e tmerrshme nuk ndodh nëse Rusia përjashtohet nga G20

Kremlini: Asgjë e tmerrshme nuk ndodh nëse Rusia përjashtohet nga G20

Kremlini i është përgjigjur deklaratave të Presidentit amerikan Joe Biden që kërkoi përjashtimin e Rusisë nga G20.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se nëse Rusia përjashtohet nga G20, kjo nuk do të ishte katastrofike për ta.

“Formati i G20 është i rëndësishëm, por në rrethanat aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve janë në një gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë,” u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.

Peskov tha se bota shtrihej më tej se SHBA-ja dhe Evropa dhe parashikoi se përpjekjet për të izoluar Moskën do të dështonin.

Populli rus po përballet me çmime të larta dhe mungesa të disa mallrave, pasi SHBA, BE, Britania e Madhe dhe aleatët vendosën një sërë sanksionesh për të dëmtuar ekonominë e Rusisë./Opinion.al

Share: